Lajme
Austria mbështet strategjinë e BE-së për energjinë
Të ndalet çmenduria e çmimeve në tregje
Karl Nehammer, kancelari austriak, bëri thirrje të dielën që BE-ja të vendosë një kufi mbi çmimet e energjisë dhe të shkëpusë tarifat e energjisë elektrike nga çmimi i gazit. Udhëheqësi austriak tha se dështimi për ta bërë këtë do të lejonte presidentin rus Putin ‘të përcaktojë çmimin evropian të energjisë elektrike’, përcjell albinfo.at.
“Duhet të ndalojmë përfundimisht çmendurinë që po ndodh në tregjet e energjisë. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes një zgjidhjeje evropiane”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Nehammer.
“Diçka duhet të ndodhë më në fund. Ky treg nuk do të rregullohet në formën e tij të tanishme. U bëj thirrje të gjitha 27 vendeve të BE-së që të qëndrojnë së bashku për të ndaluar menjëherë këtë shpërthim çmimi”.
BE mbështetet tek Rusia për të furnizuar rreth 40% të gazit të saj dhe përpjekjet e udhëhequra nga qeveria për të grumbulluar këtë burim të çmuar në përgatitje për dimër dhe një ndërprerje e mundshme e furnizimit i kanë detyruar kompanitë të blejnë, në vend që të shesin, dhe kanë rritur çmimet.
Çmimet e energjisë elektrike në gjithë Evropën janë të lidhura me çmimin e gazit, i cili tani kushton rreth dhjetë herë më shumë se sa vitin e kaluar. Megjithatë, ndërsa disa vende të BE-së janë shumë të varura nga gazi rus për ngrohje dhe industri, ato përdorin lëndë djegëse alternative për të prodhuar energji elektrike.
Austria, për shembull, prodhon më shumë se tri të katërtat e energjisë elektrike të saj nga burimet e rinovueshme, sipas shifrave të vitit 2020 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Nehammer argumentoi se shkëputja e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit do të çonte në një faturë më të drejtë për konsumatorët që pasqyron më saktë kostot e prodhimit të energjisë elektrike.
“Ne nuk mund ta lejojmë Putinin të përcaktojë çdo ditë çmimin evropian të energjisë elektrike”, shtoi ai, duke iu referuar kontrollit të Rusisë për pjesën më të madhe të furnizimit me gaz të Evropës.
Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi të premten se do thërrasë një samit të krizës energjetike ‘në datën më të hershme të mundshme’, gjatë së cilës do të diskutohen kufijtë e çmimeve.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












