Lajme
Erdogan kërcënon Greqinë
Ofensiva speciale ushtarake e Rusisë kundër Ukrainës mund të mos jetë e vetmja në tokën evropiane.
Turqia, një vend që deri më tani e ka treguar veten si një pikë ndërmjetëse midis të dyja palëve të konfliktit (aty u mbajtën disa takime në kërkim të paqes), tani kërcënon Greqinë se do të kryejë një aksion ushtarak “të papritur”, nëse grekët vijojnë të mbajnë atë që Ankaraja e konsideron një “qëndrim sfidues” në Egje.
Me këto fjalë është shprehur Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: “Greqi, shiko historinë! Nëse vazhdon kështu, çmimi që do të paguash do të jetë i lartë, shumë i lartë”.
Këtë deklaratë Erdogan e bëri gjatë një fjalimi në një panair teknologjie në Samsun, në të cilin u ekspozuan dronët e armatosur të prodhimit turk.
Presidenti i Turqisë ka paralajmëruar se “kur të vijë dita dhe koha, ne do të bëjmë atë që duhet”.
“Mund të vijmë papritur, gjatë një nate çfarëdo”, tha Erdogan, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në muajt e fundit, tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur. Nga Ankaraja akuzojnë Athinën për “militarizimin” e ishujve të Egjeut, nëpërmjet transferimit të trupave dhe artilerisë. Disa veprime që, sipas mendimit të Turqisë, shkelin traktatet e Lozanës së 1923 dhe Parisit të vitit 1947. Në qershor, qeveria e Erdoganit kërcënoi se do të “vërë në dyshim sovranitetin grek” mbi këta ishuj.
Përgjigjja e Greqisë ndaj këtij sulmi verbal ishte përsëritja e të drejtës së saj për t’u mbrojtur nga qëndrimi “ekspansionist” i Turqisë.
Ndërsa Erdogan ka vënë në dukje një ngjarje të ndodhur në vitin 1923: “Për Greqinë kemi vetëm një fjali: mos harroni Izmirin”.
Atë vit, Turqia dëboi trupat greke nga ky qytet i Egjeut.
Javën e kaluar, në përkujtim të kësaj beteje, Erdogan vuri në dukje se vendi i tij “i hodhi të pafetë në det në Izmir”.
Deri më sot, asnjë nga vendet nuk ka pretendime territoriale në Egje, përveç disa ishujve që janë të pabanuar. Megjithatë, rregullisht, grekët dhe turqit sfidohen mbi kufijtë e hapësirës ajrore që korrespondojnë me ujërat territoriale.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












