Lajme
Policia deklarohet rreth sulmit me miell ndaj ministrit Murati nga aktivistët e PSD-së
Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë së shtunës është gjuajtur me miell nga aktivistët e PSD-së.
Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.
Policia njofton se Prokurori ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar për procedura të mëtejme ligjore.
“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së.
Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhur incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar.
Është njoftuar prokurori, i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











