Lajme
Kosovë: Pako e ndihmës prej 150 milionë eurosh
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 eurosh, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.
Ai njoftoi se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.
Kryeministri përmendi edhe sektorin privat, duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.
“Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.
Ai tha se përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor, kur viti akademik është duke u zhvilluar.
Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publik, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











