Kosova
Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe
Bërnabiç për herë të parë në Kosovë
Prishtina zyrtare nuk i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të tensioneve me Serbinë, por ka vendosur të lejojë vizitën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, atje më 5 shtator, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabic do të ndalet për një ditë në veri të Kosovës, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposavicit. Ajo do të shoqërohet në këtë rrugëtim edhe nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic. “Kryeministrja do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj do të ndalojë edhe në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se vizita e Bërnabicit ishte njoftuar të enjten, 72 orë përpara ashtu siç e parashikon “marrëveshja për vizita zyrtare”. Në 202o-ën iu ndalua hyrja në Kosovës presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili do të shoqërohej nga Petkoviç dhe ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, pasi Ministria e Jashtme e Kosovës e cilësoi asokohe atë këtë vizitë si provokim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












