Kosova
Kosova dhe Serbia zbatojnë marrëveshjen për dokumentet e identifikimit
Sot, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë po e kalojnë kufirin ndërmjet të dyja vendeve me dokumente identifikimi, sipas dakordimit të së shtunës, me të cilin autoritetet serbe i dhanë fund lëshimit të dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, pas rreth 11 vjetësh, ndërsa Kosova hoqi dorë nga zbatimi i masave të ndërsjella për këtë çështje, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, autoritetet serbe kane vendosur njoftime në vendkalimet kufitare në të cilat thuhet se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë, por kjo nuk e paragjykon statusin politik të Kosovës.
Dakordimi i së shtunës pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi tash e rreth 11 vjet me radhë.
Qeveria e Kosovës vendosi me kërkesën amerikane të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Nga sot rrjedh afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serb që përdorin targa të lëshuara nga Serbia me akronimet e qyteteve të Kosovës të kohës së Jugosllavisë. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të enjten qytetarëve serbë në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë periudhë për konvertimin e targave.
“Targat e lëshuara nga Serbia PR, KM, PZ, GL, UR dhe PE janë trashëgimi e (Slobodan) Millosheviçit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon t’ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar. Konvertimi në targa RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë, të pa penguar dhe pa paragjykime në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Kurti një video-mesazh në gjuhën serbe.
Vendimi kundërshtohet nga Beogradi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se Serbia arriti më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën për dokumentet e identifikimit, ndërsa duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit Kurti lidhur me targat e makinave tha se “ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme”.
Një përpjekje në shtatorin e vitit të kaluar për nxitjen e serbëve të Kosovës që të konvertojnë targat e makinave nxiti protesta në veri, ndërsa bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dështuan të sigurojnë një zgjidhje.
Tensionet u ringritën më 31 korrik pasi qeveria e Kosovës njoftoi se vendimi për targat do të hyjë në fuqi më 1 shtator. Grupe protestuesish serbë bllokuan rrugët kryesore duke kundërshtuar vendimin. Qeveria e Kosovës vendosi shtyrjen e zbatimit të vendimit për një muaj, me kërkesën e diplomacisë perëndimore dhe bllokadat u larguan nën vëzhgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s, që paralajmëruan se do të ndërhyjnë nëse “rrezikohet qëndrueshmëria”.
Bashkimi Evropian shpreson që palët do të arrijnë një pajtim rreth targave të makinave sipas marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet në Bruksel, të cilat synojnë të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kusht për integrimet evropiane.
Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës se vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia, e cila llogaritë në përkrahjen e Moskës dhe Pekinit.
Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë. /VOV
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









