Kosova
Kosovë: Rëndohet situata energjetike, tri herë në ditë deri në 3 orë reduktime
Reduktimet me energji elektrike janë ashpërsuar, gjatë ditës deri 9 orë pa energji
Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit dje, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe triorëshe, përcjell albinfo.ch.
Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime], ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime triorëshe dhe deri në tri herë në ditë.
Por, një gjë të tillë nuk e pranojnë në KEDS, që është përgjegjës për distribuimin me energji elektrike.
Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.
“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh, jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”, tha ajo.
Ndërsa zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar se po vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe nuk ka asnjë prishje të re që do të shkaktonte më shumë reduktime.
Ai ka thënë se së shpejti pritet të kthehen në funksion blloqet e rëna, çka do të përmirësonte situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












