Kosova
Murati: Shkaku i grevës, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.
“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme, por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto, ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, ka thënë Murati.
Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar.
“Sa u përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve, sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBASHK-un”.
Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBASHK-ut është në Thesar.
“Nëse nisemi nga deklaratat e SBASHK-ut, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjithë ata të pezulloheshin nga pagat. Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










