Kosova

Dy të vdekur dhe afër 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 926 testime, 191 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,325.

.