Kosova
Pas dhunimit të 11-vjeçares, Qeveria e Kosovës do të krijojë Komision profesional
Marrë shkas nga rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçare, me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala, sot u mblodh Grupi i Përgjigjes Emergjente.
Pas këtij takimi, zëvendësministrja Shala, njëherësh Koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, theksoi se ndan shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë.
Me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Dr. Nita Shala, sot u mblodh Grupi i Përgjigjes Emergjente:
Përfaqësues nga Policia e Kosovës, Prokuroria, Mbrojtësit e viktimave, Punëtorët social, Gjykata dhe Ministria e Punëve të Brendhshme.
Pas këtij takimi, zëvendësministrja Shala, njëherësh Koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, iu adresua mediave përmes një prononcimi lidhur me qëllimin e këtij takimi:
“Ndajmë shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë.
Konfirmojmë ndërmarrjen e veprimeve institucionale sipas parashikimeve ligjore. Sa i takon të dyshuarve, informojmë se janë arrestuar katër prej tyre dhe i dyshuari i pestë, tashmë i identifikuar, është në kërkim. Me kërkesë të Prokurorit të rastit, dy të arrestuarve të parë iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Seanca për paraburgim lidhur me dy të dysharit tjerë të arrestuar pritet të zhvillohet brenda afateve të parashikuara ligjore. Eshtë ofruar mbrojtja e të dëmtuarës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.
Nisur nga ndjeshmëria e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me të mitur, kërkojmë mirëkuptimin e gjithësecilit sa i takon detajeve mbi rastin. E një rëndësie të posaçme është mbrojtja e integritetit të të miturve në procedurë.
Konfirmojmë gatishmërinë e secilit institucion përgjegjës për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve, konform legjislacionit në fuqi.
Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete në vijim.
Komisioni do të bëjë:
Një hulumtim kriminologjik të faktorëve që çojnë në kryerjen e veprimeve tilla;
Përgjigjet institucionale ndaj rasteve të abuzimit me të mitur;
Zhvillimi i procedurës dhe epilogu i rasteve të kësaj natyre si rezultat i veprimeve të prokurorisë dhe gjykatave në Republikën e Kosovës, për një periudhë 5-vjeçare.
Fëmijët e vajzat tona kanë të drejtë të jetojnë të lira prej dhunës. Jemi të vetëdijshëm për obligimin institucional për të garantuar që të njejtat të shkojnë pa frikë të dhunimit në shkollë, punë a kudo nëpër hapësirat publike”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










