Lajme
Molla – vlerat ushqyese dhe benefitet
Benefitet shëndetësore të mollëve ©MSC Anila Kalleshi, dietologe klinike
Të shijshme, plot lëng dhe të ëmbla, janë mbiemrat që përdoren për të përshkruar mollët. Janë pa dyshim një nga “snack-et” e preferuar për udhëtime të shkurtra apo të gjata. Mollët janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Origjinën e kanë në Mesopotami. Rreth 2.500 varietete të mollës janë rritur në SHBA dhe 7.500 janë rritur në mbarë botën.
Benefitet shëndetësore të mollëve
Përpos niveleve të larta të vitaminës C, mollët gjithashtu sigurojnë vitaminë A, si një antioksidant të fuqishëm për të ndihmuar në rezistimin ndaj infeksionit dhe eliminimin e radikaleve të lira që shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit LDL (të keq). Mollët janë një burim i mirë i vitaminave komplekse B, si riboflavina (vitamina B2), tiamina (vitamina B1) dhe piridoksina (vitamina B6), të cilat së bashku lëshojnë fuqinë enzimatike për të mbështetur metabolizmin dhe funksionet e tjera jetësore brenda trupit.
Minerale të tjera në mollë përfshijnë hekur, bakër, zink, fosfor, kalcium dhe kalium, të cilat janë komponentë të rëndësishëm për të ndihmuar në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Janë të gjitha këto arsye, por dhe më shumë, që bëjnë që molla të quhet “një super ushqim”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










