Lajme
Emiratet e Bashkuara tentojnë të modifikojnë motin
Ndërsa Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po thahen, vendet në këto rajone kanë nisur garën për zhvillimin e kimikateve dhe teknikave, përmes të cilave shpresojnë se do të nxisin rënien e shiut nga retë.
Vendet e pasura, si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë investuar disa qindra miliona dollarë në farëzimin e reve, duke shtyrë edhe vende të tjera që t’i bashkohen nismës, pavarësisht pyetjes nëse teknika gjeneron mjaftueshëm shira që të justifikojnë shpenzimet.
Kërkesa për ujë në Emiratet e Bashkuara Arabe u rrit përgjatë 60 vjetëve të fundit si pasojë e ekspansionit të popullsisë.
Zyrtarët e vendit kërkuan alternativa ndaj ujit të pastër për impiantet e shtrenjta të shkripëzimit, që kërkojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie për të funksionuar.
Shkencëtarët pretendojnë se teknologjia që do të përdoret për të nxitur reshjet mund të ndihmojë në rënien e tyre me 25 për qind më shumë në rang vjetor.
Ata sqarojnë se qëllimi nuk synohet të arrihet thjesht duke ngritur avionët në qiell për të injektuar grimca kimike tek retë.
Përkundrazi, shkencëtarët do të përdorin një teknikë për modifikimin e motit që bëhet në bazë të reve që përdorin materiale që thithin lagështirën./Reuters
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














