Kosova
Mungesa e punëtorëve mund ta çojë gastronominë në vetëshërbim
Sektori i gastronomisë në Kosovë, ka kohë që po përballet me mungesë të punëtorëve.
Sektori i gastronomisë në Kosovë, ka kohë që po përballet me mungesë të punëtorëve. Madje, për shkak të kësaj mungese, kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva paralajmëron një trend të ri të shërbimit.
Ai vlerëson së nëse vazhdon mungesa e punëtorëve, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes, raporton Albinfo.ch.
Tash e një kohë të gjatë Kosova po përballët me ikjen e punëtorëve jashtë vendit, derisa shumë kompani kanë filluar të ankohen për mungesë të fuqisë punëtore.
Trendit të ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet t’u bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore.
Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve.
Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.
Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta lënë vendin e punës për të ikur drejt Evropës./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













