Kosova
Kosovë: Ulet furnizimi me energji elektrike, priten sërish reduktime emergjente
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS) tha se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është përkeqësuar për shkak të rënies së njësisë A3 të termocentraleve në Obiliq.
Rënia e kësaj njësie, sipas KEDS-it, ka shtyrë Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të kërkojë kufizime emergjente të energjisë elektrike.
“Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, qytetarët në Kosovë po përballen me kufizime dy orëshe të energjisë. KEDS kërkoi që qytetarët të kursejnë maksimalisht energjinë, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet edhe më shumë.
Në Kosovë, mbi 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet përmes termocentraleve Kosova A dhe B. Pjesa tjetër prodhohet përmes burimeve të ripërtërishme, sikurse panelet diellore dhe energjia me erë.
Njoftimi për përkeqësimin e situatës me furnizim me rrymë vjen teksa Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka kërkuar më 12 gusht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të shtrenjtohet rryma deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi për tarifat e reja pritet të merret brenda 20 ditësh pune./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












