Kosova
Deputetja e PDK-së i reagon Kurtit: “Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe!“
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për projektligjin për diasporën, përcjell albinfo.ch.
Musliu i ka reaguar kryeministrit duke thënë: “Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe“.
Postimi i plotë i saj në “Facebook:
“Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlen diaspora për ty? Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjellë Ligjin për Diaporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parëndësishëm. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës. Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











