Lajme
Edhe një shtet në kërkim të punëtorëve, lehtëson rregullat për viza pune
Skema e vizave i lejon njerëzit të hyjnë dhe të punojnë nga Zelanda e Re për një periudhë deri në 12 muaj.
Zelanda e Re do të bëjë ndryshime të përkohshme në rregullat e saj për marrjen e vizave të punës, në kërkim të mijëra punëtorëve shtesë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, tha të dielën ministri i Emigracionit, Michael Wood.
Wood tha se qeveria po synonte të dyfishonte përkohësisht numrat sipas skemës së vizave të punës.
Duke hapur më shumë vende për viza pune, Zelanda e Re pret 12,000 punëtorë shtesë gjatë vitit, raporton Dw, përcjell Albinfo.ch.
Michael Wood tha se do të ketë lehtësim të rregullave për imigrantët e aftë në sektorë kyçë, si kujdesi për të moshuarit, ndërtimi, infrastruktura, përpunimi i mishit, ushqimet e detit dhe turizmi.
Shkalla e papunësisë në Zelandën e Re mbetet në nivelet më të ulëta rekord, me rreth 3.3 për qind në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor.
Pagat e sektorit privat u rritën në të njëjtën kohë në 3.4 për qind, rritja më e shpejtë në 14 vjet.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










