Lajme
Dritan Abazoviç: Më rrëzoi krimi i organizuar
Pas rrëzimit të qeverisë, Dritan Abazoviç deklaroi se e pranon humbjen, por vijoi me akuzat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar.
“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiçit dhe Gjukanoviçit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.
Ai nënvizoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në të.
“Dhe e kuptova se as SNP-ja nuk do të bëjë. Le të ulen në tavolinë Milo Gjukanoviç, Aleksa Beçiç dhe Damir Shehoviç dhe të bien dakord për një shumicë të re”, tha Abazoviç.
Më tej, Abazoviç nënvizoi se është shumë krenar për punën që ka bërë qeveria e tij deri më tani.
“Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












