Lajme
Macron, i shqetësuar për centralin në Zaporizhia, bisedë telefonike me Putinin
Sipas zyrës së Macronit, presidenti rus ka rënë dakord të dërgonte në vend një mision ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia ka shprehur homologut rus shqetësimet për rreziqet e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhias.
Komentet Macron i bëri gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas zyrës së Macronit, presidenti rus ka rënë dakord të dërgonte në vend një mision ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), përcjell Albinfo.ch.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se dy presidentët, të cilët diskutuan situatën në Ukrainë në një telefonatë më 19 gusht, ranë dakord të vazhdojnë bisedimet edhe ditët në vijim.
Centralin bërthamor të Zaporizhias e mori nën kontroll në mars Rusia, menjëherë pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë gjatë javëve të fundit ka shkaktuar frikë për një katastrofë bërthamore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














