Lajme
Iu publikua një video, testohet për drogë kryeministrja finlandeze
Testimi ka ardhur pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave, e cila që tregonte ndejën private të Marin me miqtë e saj.
Sanna Mirella Marin, kryeministrja finlandeze, ka bërë test droge. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministrja Marin në një konferencë për media.
Testimi ka ardhur pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave, e cila që tregonte ndejën private të Marin me miqtë e saj. Pas publikimit, ajo është zotuar se nuk kishte përdorur kurrë droga ilegale.
“Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave. Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”, ka thënë ajo në një konferencë për media, përcjell Albinfo.ch.
Marin ka thënë se natën kur po festonte me miqtë e saj, ajo ishte në gjendje të kryente detyrën dhe se do të largohej nga festa nëse do t’i kërkohej të punonte./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













