Lajme
Nga stuhitë në Evropë, edhe tre fëmijë të vdekur
Stuhitë vijnë pas disa javëve të të nxehtit ekstrem dhe thatësisë nëpër kontinentin evropian.
Stuhitë e fuqishme kanë goditur disa rajone në qendër dhe jug të Evropës, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë.
Vdekjet, që janë shkaktuar kryesisht nga rënia e drunjve, janë raportuar në Itali, Austri dhe ishullin francez, Korsika.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat kanë shkatërruar zonat e kampeve në këtë ishull francez, derisa për dëme është raportuar edhe në qytetin italian, Venecia, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Në Korsika erërat me shpejtësi në deri 224 kilometra katrorë kanë shkulur drunjtë dhe kanë dëmtuar shtëpitë mobile.
Autoritetet kanë thënë se një vajzë 13-vjeçare ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një druri në kamp.
Një burrë ka vdekur në një aksident të ngjashëm, ndërsa një grua në moshë ka vdekur pasi makina e saj është goditur nga një çati e shkëputur nga shtëpia.
Dy persona të tjerë kanë vdekur në det.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka arritur në Korsikë për të inspektuar dëmet dhe ka konfirmuar vdekjen e gjashtë në atë zonë.
Dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur në tokë dhe det.
“Ne nuk kemi parë kurrë stuhi sikurse këto, duken sikurse stuhi tropikale”, ka thënë pronari i një restoranti në Korsika për agjencinë e lajmeve Reuters.
Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu.
Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave të tjerë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











