Kosova
Kurti prezantoi në Bruksel disa kapituj që duhet t’i ketë marrëveshja
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti përmes një komunikate ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel, do duhej të mbahej më 19 korrik, por u shty me kërkesë të palës serbe.
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti përmes një komunikate ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel, do duhej të mbahej më 19 korrik, por u shty me kërkesë të palës serbe.
Në njoftim thuhet se sot ishte në diskutim për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, për të cilën kryeministri Kurti ka thënë se duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.
Në njoftim theksohet se kryeministri Kurti ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.
“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti ka falënderuar Bashkimin Evropian, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme, Joseph Borrel dhe dhe ndërmjetësin Miroslav Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









