Lajme
Gazeta spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët
Kroacia e re, rivalja e Greqisë apo sekreti i fundit i Europës janë disa nga epitetet me të cilat përshkruhet Shqipëria në një prej gazetave më të njohura spanjolle “El Debate”.
Sipas Irene Martel, Shqipëria po bëhet zbulimi i ri për turistët nga e gjithë bota për shkak të kulturës, plazheve dhe çmimeve, që janë shumë më të lira se në vendet fqinje dhe destinacione të tjera të ngjashme.
Por, çfarë ka Shqipëria, sipas gazetës spanjolle që i bën ata që e vizitojnë të dashurohen pas saj? Në artikull përmendet vija bregdetare mes Vlorës dhe Sarandës, e përshkruar si një nga zonat më të bukura në Europën Jugore dhe si xhevahir i detit Jon.
Ksamili apo Parku Kombëtar i Butrinit janë dy destinacione të tjera që sugjerohen më së shumti për t’u vizituar. Dhe, sigurisht, Syri i Kaltër, i cili konsiderohet një nga atraksionet turistike më të famshme në Shqipëri.
Porto Palermo përshkruhet si një ndalesë e detyrueshme dhe që tregon shumë për historinë e vendit. Po ashtu sugjerohen edhe Himara, plazhi i Gjipes dhe Qeparo. Sa u përket çmimeve, Shqipëria konsiderohet si një vend i përballueshëm si për hoteleri, ashtu dhe për restorante.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











