Lajme
Raketa gjigante e NASA-s përgatitet për lansim drejt Hënës
Raketa që NASA po përgatit për një udhëtim tjetër në Hënë, mbërriti sot në platformën e nisjes përpara fluturimit të saj debutues, i cili është planifikuar për më pak se dy javë.
Raketa e gjatë 98 metra ka lënë hangarin e saj të madh të martën vonë në mbrëmje dhe fluturimi i ardhshëm do të jetë gjithashtu imazhi i parë i Hënës në programin Artemis të NASA-s.
Kapsula do të niset më 29 gusht dhe do të fluturojë rreth Hënës në një orbitë të largët për disa javë para se të kthehet dhe të bjerë në Oqeanin Paqësor.
I gjithë fluturimi duhet të zgjasë gjashtë javë dhe kapsula nuk do të ketë një ekuipazh në majë të raketës, por vetëm tri kukulla plot me sensorë për të matur rrezatimin dhe dridhjet.
NASA synon të fluturojë në orbitën hënore me astronautët në dy vjet dhe të zbarkojë një ekuipazh njerëzor në Hënë që në vitin 2025.
Raketa Space Launch System është 12 metra më e shkurtër se raketat Saturn V të përdorura gjatë epokës Apollo gjysmë shekulli më parë, por është shumë më e fuqishme dhe më e sofistikuar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











