Lajme
Ambasada britanike: Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, mundësi e mirë për normalizim marrëdhëniesh
Ambasada britanike në Kosovë ka deklaruar se takimi i së enjtes që pritet të ndodh mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është mundësi për t’i ulur tensionet.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada njoftoi rreth telefonatës së emisari britanik për Ballkanin Perëndimor pati me kryeministrin Albin Kurti.
Tutje, në postimin e Ambasadës thuhet se ky takim është një mundësi e mirë edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e nxehtë të ditëve të fundit”, ka shkruar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në postim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










