Kosova
Krasniqi falënderon presidentin Begaj për mbështetjen për ish-krerët e PDK-së që ndodhen në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Presidenti Begaj e ka vlerësuar lart angazhimin shtetformues e shtetndërtues të PDK-së, të liderëve të saj si dhe gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Shqipërisë për proceset jetike të Kosovës me qëllim të fuqizimit të shtetësisë, demokracisë dhe proceseve integruese euroatlantike, raporton Albinfo.ch.
Krasniqi e ka përgëzuar Begajn për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se ky vendim i BE-së e ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor.
Krasniqi po ashtu e ka falënderuar Begajn për mbështetjen që po u jep dy ish-liderëve të PDK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në komunikatën e PDK-së për media thuhet se Krasniqi ka falënderuar presidentin Begaj për mbështetjen që Shqipëria po jep për dy liderët historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, që nga shkuarja e tyre në Hagë.
Krasniqi po ashtu është shprehur mirënjohës ndaj shtetit shqiptar edhe për adresimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së për raportin e ish-senatorit Dick Marty./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









