Kosova
Kurti kërkon të rritet presioni ndaj Serbisë: Po vazhdon me ëndrrat e vjetra
"Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve, për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar fuqive perëndimore që ta ndihmojnë Kosovën në ambicien e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në një intervistë për “Financial Times, Kurti ka kërkuar po ashtu që të rritet presioni ndaj Serbisë, në mënyrë që të zgjidhen tensionet prej dekadash sa i përket shtetësisë së Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve, për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës i ka bërë thirrje Serbisë që ta lërë mënjanë nacionalizmin, duke thënë se Beogradi po vazhdon me ëndrra të vjetra, të cilat janë bërë makthe për fqinjët e saj, por edhe për vetë popullin serb.
Sipas tij, një simetri e të drejtave të pakicave nga të dyja palët do ta luftonte më së miri nacionalizmin.
“Këtu mendoj se është problemi me Beogradin. Ata vazhdojnë me ëndrrat e vjetra, të cilat bëhen makthe për fqinjët e Serbisë, por edhe për popullin serb. Një simetri e të drejtave të pakicave, të njëjtat të drejta për serbët në Kosovë dhe kosovarët në Serbi, do ta luftonte më së miri nacionalizmin”, është shprehur ai.
Tutje ai ka theksuar se ekziston një rrezik i qartë i përfshirjes ruse në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke rritur mundësitë për konflikt.
“Jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar. Si do të zhvillohet situata, do të varet shumë nga qëndrimi dhe presioni i demokracive perëndimore ndaj Beogradit”, ka thënë kryeministri Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













