Kosova
Lajmëroi 25 herë rrejshëm policinë, arestohet 14-vjeçari
Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave.
Gjatë periudhës prej 8 janarit deri më 14 gusht një 14-vjeçar ka bërë 25 lajmërime të rrejshme përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka njoft,uar se në stacionin policor në Rahovec janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitete të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël, komuna Rahovec, raporton Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre, duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta.
“Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta. Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14-vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil, i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











