Lajme
Britania paralajmëron ‘non grata’ të tjerë
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për Top Channel, foli mbi masat e Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar korrupsionin, për të ndërprerë lidhjet midis politikës dhe krimit dhe për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm në Britani.
Ai theksoi se Britania e Madhe do të vijojë të ndalojë hyrjen në territorin e saj të personave të tjerë dhe kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndalimin e personave me lidhje kriminale apo korruptive.
“Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache, të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë, ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet, të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mund të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetëdeklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale, përfshirë korruptive, të cilët ndjejnë se nuk i gjen asnjë pasojë”, tha ai.
Ambasadori King-Smith u shpreh se “kërkohet kohë për të arritur disa standarde, e më pas të mbërrijmë në vendimmarrje”.
“Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, ndërsa, sanksionet antikorrupsion nga Sekretari i Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do të jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë, ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












