Lajme
Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it
Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve në Prizren mbylli perden e edicionit të 21-të Dokufest-it, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër.
Filmi më i mirë ballkanik është shpallur “Fabrika e punëtorëve” e Sërxhan Kovaçeviq, regjisor dhe kinematograf nga Zagrebi.
Ky film flet për punëtorët që në vitin 2005 morën fabrikën ITAS në Ivanac, një qytet jo shumë larg Varazhdinit në Kroacinë veriore, të cilët u bënë shembulli i vetëm i suksesshëm i vetëmenaxhimit të punëtorëve në Evropën postsocialiste.
Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Ka me kalu” nga Shqipëria, i Flonje Kodhelit. Çmimin e publikut e fitoi “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja”, nga Cem Kaya, një autor gjerman me origjinë turke.
“A do të vijnë prindërit për të më parë” nga Mo Harawe nga Somalia u shpall më i miri në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër.
I nominuari i Dokufestit-it për Akademinë Evropiane të Filmit (EFA) është ” “Kujtimet e një stuhie kthese” nga Sofia Georgovassili nga Greqia.
Drejtori artistik, Veton Nurkollari, tha për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur që e kanë kthyer formatin e festivalit ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit.
“Ky festival ishte një nga më të suksesshmit dhe më të ndjekurit deri më tani”, tha ai.
Për nëntë ditë, në tetë kategori dhe dhjetë kinema, u shfaqën 270 filma. Nga ta, 109 filma garuan në të gjitha kategoritë.
Tema e festivalit ishte “Si të mbijetosh”.
Edicioni i 21-të i Dokufest-it u mbajt nga data 4 deri më 13 gusht në Prizren./rel
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











