Lajme
Në Prishtinë do të operojnë 161 autobusë, çmimi i biletave do të ngritet në 50 centë
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka treguar se në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobusë.
Ndërmarrja Trafiku Urban ka sqaruar ai operon me 51 autobusë, e pritet që t’i shtohen 30 të tjerë. Musliu shtoi se me blerjen e autobusëve të rinj do të ngritët edhe çmimi i biletave nga 40 në 50 centë.
Sipas tij, kërkesë tjetër është edhe operimi i minibusëve për zonat rurale dhe urbane. Ai ka sqaruar se sektori privat do të operojë me 80 autobusë të rinj.
“Me planin e mobilitetit për kryeqytetin parashihet të operojnë 161 autobusë. Realisht me këta autobusë do t’i bëjmë zgjidhje transportit publik. Ne për momentin kemi 51 autobusë në Trafikun Urban, pritet të vijnë edhe 30 të tjerë”.
“Prej BERZh kemi disa kushte para se të bëjmë thirrjen e re për blerjen e autobusëve të rinj. Që kushti i parë ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës me njërin prej operatorëve privat. Kushti i dytë është rritja e çmimit të biletës prej 40 në 50 centë, për arsye se biznes plani çmimi i derivateve ka qenë krejt tjetër andaj mbrapa kësaj po shohim arsye të qëndrueshme”.
“Prej 30 autobusëve 6 deri në 8 mendohet me qenë elektrikë. Kërkesë që është bërë së fundmi është të kemi edhe minibus për arsye se kemi kërkesë nga disa zona rurale me pas transport publik. Minibus mund të përdoren edhe brenda qendrës në kryeqytet. Pjesa e sektorit privat mendohet të operohet me 80 autobus të rinj të tjerë”, tha Musliu./EO
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










