Kosova
Mehaj: 50 milionë euro janë zotuar për armatimin e FSK-së
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë, tha Mehaj
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se janë zotuar 50 milionë euro për blerje të armatimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai i bëri komentet në një postim në Facebook ku ka thënë se i publikoni disa nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes për t’iu shmangur keqinformimit, raporton Albinfo.ch.
“Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ai ka thënë se vetëm për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj, ndërsa së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë.
“Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.
Ministria e Mbrojtjes, vitin që lëmë pas ka shpenzuar 96% të buxhetit, njëherit përqinjda më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë. Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim”, ka thënë Mehaj./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










