Lajme
Begaj viziton të hënën Kosovën, destinacioni i parë si president jashtë Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Kosovën të hënën e 15 gushtit.
Ai është ftuar për vizitë zyrtare nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Presidenca ka njoftuar se në orën 10, Osmani do ta presë homologun e saj, Begajn, me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media.
Kjo do të jetë vizita e parë e Begajt jashtë vendit si president.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











