Kosova
Dyshohet se mashtroi mërgimtarët me bileta, arrestohet 32 vjeçari
Të paktën 18 persona raportohet se kishin rënë viktimë e mashtrimit.
Një 32 vjeçar me inicialet R.I është arrestuar nga Policia e rajonit të Pejës si i dyshuar pёr veprën penale “Mashtrim” me bileta.
Të paktën 18 persona raportohet se kishin rënë viktimë e mashtrimit, pasi të njëjtit kishin rezervuar bileta në të dy drejtime, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë, por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu ka rezervuar bileta vetëm për një drejtim.
Sipas policisë, fillimisht të dielën e 7 korrikut ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimi, ndërsa më pas janë lajmëruar edhe 15 të tjerë.
“Tё njëjtit deklarojnë se në afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarët e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njëjtit i ka vёnё nё lajthitje me qёllim të pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Albinfo.ch.
Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari R.I., nuk ka qenё i qasshëm dhe ndёrkohё të hënën e 8 korrikut nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, të enjten, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njejti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












