Kosova
Lajm i mirë për fansat e “Sunny Hill Festival”
Organizatorët e festivalit kanë njoftuar se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.
Pas katër ditëve të jashtëzakonshme në Prishtinë “Sunny Hill Festival” do ta ndezë atmosferën për 3 ditë me radhë në Tiranë, raporton Albinfo.ch.
Organizatorët e festivalit kanë njoftuar se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, ekipi i festivalit Sunny Hill”, shkruan Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, në një postim në rrjetet sociale.
Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur.
Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.
Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili është reperi i famshëm Fedez.
Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram, ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












