Lajme
Silvio Berlusconi i rikthehet politikës, kandidon në zgjedhjet e 25 shtatorit
Biznesmeni është shprehur se po e merr këtë vendim për të rikandiduar pas kërkesave të shumta që i kanë bërë qytetarët.
Nëntë vjet pas, Silvio Berlusconi do t’i rikthehet politikës. Ish-kryeministri i Italisë në tri mandate, ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 shtatorit në Itali.
Biznesmeni është shprehur për radion Rai Italia se po e merr këtë vendim për të rikandiduar pas kërkesave të shumta që i kanë bërë qytetarët.
Partia e qendrës së djathtë Forza Italia, e kryesuar nga Berlusconi, ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit Draghi, pasi tërhoqi mbështetjen e saj.
Në vitin 2013 Berlusconi u ndëshkua nga votuesi, ndërsa nuk kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme për 6 vjet pas akuzave për mashtrim tatimor.
Partia e Berlusconit bën pjesë në koalicionin e krahut të djathtë, që kryesohet nga vëllezërit post-fashistë të Italisë, në krye me Xhorxhia Meloni.
Berlusconi është shprehur i bindur se partia Forza Italia do të dalë e para dhe për këtë u bëri thirrje votuesve për mbështetje.
Ai është shprehur i bindur se nëse partia e Xhorxhia Melonit merr shumicën e votave dhe ajo bëhet kryeministre, atëherë ajo do të mund t’ia dalë me detyrën e vështirë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













