Lajme
Kryeministri polak akuzon BE-në për imperializëm, kërkon reforma
"Gjermania dhe Franca vlejnë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë", ka thënë ai.
Reforma me ndikim të gjerë, ka kërkuar kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, duke akuzuar Bashkimin Evropian për imperializëm në marrëdhëniet e saj me shtetet më të dobëta anëtare.
“Gjermania dhe Franca vlejnë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë. Kështu që kemi të bëjmë me një demokraci formale dhe një oligarki de facto në të cilën pushteti është më i forti. Qëllimi është të mposhtet kërcënimi i imperializmit brenda BE-së”, tha Morawiecki në një artikull për gazetën gjermane ”Die Welt”, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se reforma duhet të vendosë të mirën e përbashkët dhe barazinë në krye të parimeve të Unionit.
“Kjo mund të ketë sukses vetëm me një ndryshim të perspektivës. Janë shtetet anëtare dhe jo institucionet e BE-së që duhet të vendosin për drejtimin dhe prioritetet e veprimit të BE-së. Baza e bashkëpunimit duhet të jetë gjithmonë kërkimi i konsensusit, jo dominimi i më të fortëve”, shkruan Morawiecki.
Të hënën në një intervistë Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet në Poloni ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), bëri thirrje për riorganizimin e marrëdhënieve me BE-në në rast të fitores në zgjedhjet parlamentare polake të vitit të ardhshëm.
Reformat e diskutueshme gjyqësore në Poloni kanë tensionuar marrëdhëniet e Polonisë me pjesën tjetër të BE-së që prej disa vitesh tashmë.
Në një raport të publikuar pak javë më parë, Komisioni Evropian e konsideroi shtetin e së drejtës në Poloni të rrezikuar./Allbinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












