Lajme
Çka i bën Rusia gazit që nuk e dërgon në Evropë?
Kjo tregohet nga imazhet e publikuara nga agjencia hapësinore NASA, ndërkohë që, sipas televizionin finlandez "Yle", tymi është parë edhe nga Finlanda.
Gazin që nuk po e dërgon në Evropë, Rusia e Vladimir Putinit po e djeg. Kjo tregohet nga imazhet e publikuara nga agjencia hapësinore NASA, ndërkohë që, sipas televizionin finlandez “Yle”, tymi është parë edhe nga Finlanda.
Këto fotografi do të zbulonin, siç botohet nga gazeta “Yle Uutisten”, flakët në stacionin e kompresorit të Gazprom në Portova, pikënisjen e gazsjellësit Nord Stream I dhe origjinën e shërbimit të transportit në Gjermani, tashmë të reduktuar në pothuajse 20%, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Mediat finlandeze tregojnë se flakët u panë për herë të parë më 17 qershor, vetëm tre ditë pasi rrjedhat e gazit nga tubacionet u ulën me 40%. Të dhënat nga NASA kanë zbuluar se zjarre më të mëdha janë zbuluar vazhdimisht në stacionin Nord Stream 1, që kur u ndërprenë furnizimet në Gjermani.
Sipas ministrit të Energjisë së Ukrainës, Herman Galushchenko, procese të tilla tregojnë se sanksionet perëndimore vazhdojnë të vendosin në pozitë të vështirë rusët. “Në vend që të fitojnë miliarda euro nga furnizimet, rusët janë të detyruar thjesht ta djegin gazin”, shkroi ai në Facebook.
Për më tepër, ai theksoi se shantazhuesit tashmë po ndjejnë dëmin dhe periudha kohore në të cilën ata ende mund të diktojnë kushtet e tyre po zvogëlohet me shpejtësi. “Perëndimi duhet të ruajë regjimin e sanksioneve dhe ta forcojë më tej atë”, tha Galushchenko.
Përpara datës së kufizimit të parë të furnizimit me gaz, NASA nuk kishte regjistruar zjarre të rregullta në stacionin e kompresorit. Që atëherë, numri dhe madhësia e flakëve kanë ndryshuar. Nga Finlanda akuzojnë Rusinë për djegien e gazit që nuk e dërgojnë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë. Deri më tani, Rusia nuk ka komentuar mbi këtë, por nëse po djeg apo jo furnizimet e veta, e vërteta është se fluksi që ajo dërgon në “Kontinentin e vjetër” është reduktuar shumë, duke kompromentuar vjeshtën dhe dimrin e pothuajse të gjithë Evropës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












