Lajme
Hyn në fuqi plani i BE-së për emergjencë energjetike
Sipas përllogaritjeve të Komisionit Evropian, synimi është që përmes këtij plani të kursehen 45 miliardë metër kub gaz.
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mundshme të furnizimeve me gazin rus do të hyjë në fuqi sot, pas publikimit të tij një ditë më parë në Fletoren Zyrtare të BE-së.
Në bazë të planit, vendet anëtare të bllokut angazhohen vullnetarisht që nga 1 gushti deri më 31 mars të vitit të ardhshëm të pakësojnë me 15% të konsumit të gazit, krahasuar me konsumim mesatar gjatë së njëjtës periudhë në pesë vjetët e fundit.
Sipas përllogaritjeve të Komisionit Evropian, synimi është që përmes këtij plani të kursehen 45 miliardë metër kub gaz. Vetëm Gjermanisë do t’i duhet të konsumojë rreth 10 miliardë metër kub gaz më pak, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Synimi i planit për kursimin e gazit është përgatitja për mundësinë e një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve me gazin rus për vendet anëtare të BE-së, pasi Moska ka pakësuar ndjeshëm furnizimet e bllokut me gazin e saj gjatë muajve të fundit.
Plani i ri i kontingjencës gjithashtu parashikon mundësinë e vendosjes së kuotave të detyrueshme të kursimit të gazit në gjithë BE-në në rast mungese të madhe të furnizimeve me gaz.
Të paktën 15 vende anëtare të BE-së, që përfaqësojnë më shumë se 65% të popullsisë së përgjithshme të bllokut, do të duhet të japin miratimin e tyre për aktivizimin e alarmit për uljen e detyrueshme të konsumit të gazit.
Disa vende anëtare, ndër to Italia dhe Spanja, kanë siguruar përjashtimin nga një situatë e tillë, dhe do t’u duhet të kursejnë më pak se 15% të konsumit. Plani i emergjencës fillimisht do të jetë në fuqi për një vit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













