Kosova
63 të vdekur në aksidente në 7 muaj në Kosovë
11 mijë e 551 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.
11 mijë e 551 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti. Si pasojë e këtyre aksidenteve, 63 persona kanë vdekur.
Për dallim prej vitit 2022 në periudhën e njëjtë të vitit 2021 janë shënuar më pak aksidente trafiku, por më i madh ka qenë numri i të vdekurve, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
Për parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba.
Sipas Policisë, gjatë periudhës kohore janar-korrik në vitin 2022 janë shqiptuar 379 mijë e 884 gjoba.
“Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











