Lajme
Nisen anije të tjera me grurë e vaj nga Ukraina
Anijet u nisën të dielën nga portet e Odesës dhe Chornomorsk dhe do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.
Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.
Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera, shkruan BBC.
Por javën e kaluar u largua nga portet e Ukrainës anija e parë që nga fundi i muajit shkurt, kur nisi agresioni rus, transmeton Albinfo.ch.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se shqetësimet e sigurisë mbeten prezente.
Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











