Kosova
Kosova dhe Serbia i rifillojnë bisedimet gjatë këtij muaji
Bëhet e ditur se Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të takohen në Bruksel për të diskutuar në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga blloku, në mënyrë që të shmangen tensionet si ato të së dielës në veriun e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që zyrtarët në Bruksel nuk dhanë ndonjë afat se kur mund të ndodhë takimi, ndërsa në Prishtinë dhe në Beograd flasin për pjesën e dytë të muajit gusht.
Nga ana tjetër, të pyetur zyrtarët të Qeverisë së Kosovës thanë se “një takim i radhës pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të martën në mbrëmje se do të shkojë në takim në Bruksel më 18 gusht.
Tensionet shpërthyen të dielën në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, kur grupe qytetarësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar planet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia.
Qetësia u rivendos pasi Qeveria e Kosovës pranoi kërkesën amerikane për një shtyrje 30 ditëshe të zbatimit të vendimeve.
Pas kësaj shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara prej tij dhe duke u përqendruar në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet tyre që janë thelbësore për rrugën drejt integrimeve evropiane”.
Kryeministri Kurti tha se kurdo që merr ftesë nga zoti Borrell është i gatshëm të shkojë në Bruksel. “Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha kryeministri të hënën gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se do të shkojë në Bruksel, por nuk pret asgjë nga bisedimet me kryeministrin Kurti.
“Do të shkoj në Bruksel, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha presidenti serb në një intervistë me Radiotelevizionin e Serbisë.
Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo kundërshtohet nga Serbia e mbështetur nga Moska e cila akuzoi autoritetet e Kosovës për “veprime diskriminuese”.
Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Ndërsa rrugët në veriun e Kosovës ishin bllokuar të dielën, deputeti nga radhët e Partisë Përparimtare serbe, Valdimir Gjukanoviç, shkroi se “më duket që Serbia do të jetë e detyruar të fillojë denacifikimin e Ballkanit”, një referencë e qartë për justifikimin e përdorur nga Rusia për agresionin e saj në Ukrainë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











