Lajme
OKB: Bota, vetëm një hap larg luftës bërthamore
Sipas sekretarit të OKB-së aktualisht bota ndodhet në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.
Bota është vetëm një hap larg nga një luftë shkatërruese bërthamore”. Kjo deklaratë vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një hap larg asgjësimit bërthamor. Tensionet ndërkombëtare po arrijnë kulme të reja”, tha ai.
Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së erdhën në hapjen e një konference për vendet e nënshkruara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore.
Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane, një ngjarje që shpesh portretizohet si më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë luftës bërthamore.
Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.
Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen. Mgjithatë India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje, edhe pse këto vende janë njohura ose të dyshuara për armë bërthamore.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











