Lajme
Aeroportet që duhet të shmangen këtë verë
Megjithëse fluturimet ndërkombëtare janë rikthyer në shifra të larta më shpejt nga sa pritej paspandemisë, kjo industri ende nuk është rikuperuar plotësisht pas mungesave të shumta të personelit dhe rritjes së kërkesave gjatë këtij sezoni pushimesh.
Aeroportet kanë pasur radhë jashtëzakonisht të gjata këtë verë, ku në Heathrow të Londrës ka pasur grumbuj të mëdhenj bagazhesh dhe vetë aeroporti madje u ka thënë kompanive ajrore që të ndalojnë shitjen biletave për fluturimet gjatë verës.
Nëse po mendoni të planifikoni një udhëtim me avion, do të ishte mirë t’i zgjidhnit me mençuri vendnisjet dhe destinacionet tuaja, pasi disa aeroporte kanë qenë më keq se të tjerët, siç tregon grafiku më poshtë bazuar te të dhënat e FlightAware.
Aeroporti Ndërkombëtar Toronto Pearson në Kanada kryeson listën si aeroporti më i keq për t’u nisur për udhëtimin tuaj, për periudhën nga 26 maji deri më 19 korrik të këtij viti, pasi më shumë se gjysma e fluturimeve të tij janë vonuar. Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani rezultoi pak më mirë, me 45.4 për qind të fluturimeve që kanë pasur vonesa.
Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend që ka dy aeroporte të renditura në listë për këtë periudhë kohore, dhe të dyja ato – Gatwick dhe Heathrow – ndodhen në Londër. Ndërkohë, Aeroporti Sydney Kingsford Smith i Australisë u rendit i nënti (me 34.2 për qind), ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Orlando i SHBA-së zuri vendin e dhjetë (me 33.4 për qind).
Lista e aeroporteve me shkallën më të lartë të anulimeve të fluturimeve paraqet një panoramë paksa më ndryshe, me dy aeroporte kineze (Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an me 7.9 për qind dhe Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun me 5.2 për qind) dhe tre aeroporte në SHBA (Aeroporti Ndërkombëtar i Newark Liberty me 7.4 për qind, Aeroporti LaGuardia me 7 për qind dhe Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit Ronald Regan me 5 për qind) të cilat renditen në dhjetëshen e parë.
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit është aeroporti më i keq i Europës për sa i përket anulimit të fluturimeve, me 3.9 për qind të totalit të të gjitha fluturimeve që janë anuluar. / Statista
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











