Lajme
Muaji i kumbullave, vlerat e tyre ushqyese janë të panumërta
Ashtu si edhe shumë fruta të tjera me vlera ushqyese të mëdha, edhe kumbulla është një prej tyre ndaj duhet konsumuar sido që të jenë, të freskëta apo të thata qofshin, të përpunuara ose jo. Kumbulla përmban antioksidantë të fuqishëm dhe është e pasur me vitaminë C & phytonutrientë (lutein, cryptoxanthin, zeaxanthin, neochlorogenic & acid chlorogenic), përcjell albinfo.ch.
Të gjitha këto ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Kumbulla rrit imunitetin dhe ka përmbajtje të konsiderueshme të vitaminës C, gjë që bën të rrisë rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve. Një benefit tjetër që vjen nga konsumimi i kumbullave është edhe ulja e rrezikut për anemi. Kjo frutë është shumë e pasur me hekur, element që ndihmon në formimin e qelizave të kuqe dhe në lehtësimin e qarkullimin e gjakut.
Nëse konsumojmë kumbulla, përmirësojmë shëndetin e zemrës pasi ajo përmban vitaminë K dhe kjo e fundit parandalon mpiksjen e gjakut. Gjithashtu kumbulla ul nivelin e LDL (kolesterolin e keq) & ndihmon në rritjen e nivelit të HDL (kolesteroli i mirë); ndihmon sistemin tretës; përmban Sorbitol & Isatinë që kanë efekt laksativ dhe për pasojë parandalojnë konstipacionin; parandalon osteoporozën dhe përmban kalium, flavonoide (si acidi kafeik & rutin) & polifenolë, element këto që rrisin densitetin kockor.
Një tjetër dobi që vjen si pasojë e konsumimit të kumbullave është edhe fakti se ato përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Kumbullat janë të pasura me vitaminë C dhe bakër, i cili vepron si një antioksidant dhe ndihmon në formimin e kolagjenit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













