Lajme
Aeroporti i Prishtinës me njoftim për udhëtarët që udhëtojnë me “Lufthansa”
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se stafi tokësor i kompanisë “Deutsche Lufthansa”, ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00.
Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë “Lufthansa” në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.
“Gjatë kësaj kohe ‘Lufthansa’ ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, thuhet në njoftimin për media.
Prandaj, ANP “Adem Jashari” ka lutur udhëtarët që udhëtojnë me “Lufthansa”, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.
Tutje, thuhet se së fundmi shumë aeroporte të Bashkimit Evropian janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










