Lajme
Evropës i kërkohet të planifikojë reduktimin e gazit rus
Evropa po e redukton me nxitim varësinë e saj nga gazi rus, mes shqetësimeve se furnizimet do të ndalen si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Moskës.
Në një intervistë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje anëtarëve të mbështesin planin e krizës që po rezulton të jetë një provë solidariteti.
Krahu ekzekutiv i BE-së propozoi që vendet anëtare të reduktojnë vullnetarisht konsumin e tyre të gazit me 15% për të qenë gati për një eventualitet të tillë.
BE-ja kërkon të jetë në gjendje të sigurojë transferime urgjente të gazit për anëtarët që do të përballen me mungesa në dimër nëse furnizimet bien në nivele kritike. Ky veprim do të lehtësonte ndikimin e presidentit rus, Vladimir Putin, ndaj 27 anëtarëve të BE-së.
Por, qasja po teston solidaritetin evropian, ku disa vende, të cilat kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër planeve të emergjencës, thanë se nuk mund të reduktojnë më tej konsumin e tyre të gazit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












