Lajme
BE-ja miratoi vaksinën e parë kundër lisë së majmunëve
Kompania daneze bioteknike Bavarian Nordik njoftoi se Komisioni Evropian ka dhënë miratimin që vaksina e saj Imvanex të shitet si mbrojtje kundër lisë së majmunëve, siç rekomandoi Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e fundit të lisë së majmunëve emergjencë globale shëndetësore, niveli më i lartë i alarmit. Deri më tani, më shumë se 16,000 raste janë regjistruar në 75 vende në përhapjen më të madhe të virusit jashtë Afrikës.
“Disponueshmëria e një vaksine të miratuar do të përmirësojë ndjeshëm gatishmërinë e vendeve për të luftuar sëmundjet e reja”, tha shefi ekzekutiv i Bavarisë Nordike, Paul Chaplin.
Kjo vaksinë ishte miratuar paraprakisht si mbrojtje kundër lisë së majmunëve si në SHBA, ashtu edhe në Kanada, ndërsa në BE deri më tani është përdorur vetëm për fruthin.
“Aprovimi është i vlefshëm për të gjithë anëtarët e BE-së, si dhe për Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin”, njoftoi kompania.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











