Lajme
Bota, në krizë klimatike
Dëshmitë në formën e valëve të të nxehtit, zjarreve dhe përmbytjeve tani nuk lënë vend për dyshime.
”Ndryshimi i klimës ka ndodhur dhe tani jemi në një krizë klimatike”, njoftuan shkencëtarët.
Rezultatet janë temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e reduktuar e tokës që shënon nën 10 për qind për shkak të thatësirës së zgjatur. Të gjitha këto janë tiparet e zakonshme të zjarreve shkatërruese që kanë prekur Greqinë, Spanjën, Francën dhe Portugalinë, dhe që parashikohet të përkeqësohen.
Sipas fizikantit dhe meteorologut Thodoris Giannaros, një studiues në Observatorin Kombëtar të Athinës, njerëzimi nuk ka arritur ta trajtojë problemin dhe bota tani po përballet me pasojat.
“Kjo është arsyeja pse ne tani flasim për një krizë klimatike. Ndryshimi i klimës nuk është diçka që do të ndodhë diku në të ardhmen. Ajo tashmë po ndodh. Po ndodh tani. Njerëzit do të vazhdojnë të vuajnë pasojat e saj dhe nëse nuk marrim masa drastike për ta përshtatur dhe moderuar këtë, ashpërsia e këtyre pasojave do të bëhet më e madhe”, tha ai, transmeton aa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Giannaros, temperatura kryesisht në Evropë do të vazhdojë të rritet me një ritëm që tejkalon mesataren globale, ndërsa numri i ditëve të nxehta është dyfishuar apo edhe trefishuar në Greqi.
Profesori Dominique Morvan në Universitetin e “Aix-Marseille”, i cili studion sjelljen e zjarreve, ishte po aq pesimist dhe vuri në dukje se duhet të përdoren një sërë teknikash për t’u mbrojtur nga zjarret, duke shtuar se avionët zjarrfikës nuk janë një zgjidhje për të gjitha vështirësitë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












