Lajme
Sulmi kibernetik, hakerët kanë marrë dokumente shtetërore të Shqipërisë

Hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverët e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.
Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinalë. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.
Por Top Channel ka mundur të sigurojë disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerët kanë publikuar. Mesazhi i parë kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”.
Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve që janë kundër regjimit në Iran do të mbahej në Durrës. Por një ditë para samitit u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste. Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerëve që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar.
Por hakerët nuk janë ndalur! Për të treguar seriozitetin e sulmit të tyre dhe faktin që kanë hyrë dhe kanë pasur mundësinë të manipulojnë dokumentet e shtetit shqiptar, t’i kopjojnë, ndryshojnë apo fshijnë, ata kane postuar një video.
Përmendja e këtij fakti nga Top Channel disa ditë më parë solli reagimin e ashpër të kryeministrit. Por në faqen e hakerëve, të cilën e kanë bllokuar që të aksesohet nga Shqipëria, janë publikuar dokumente origjinale.
Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe.
Po ashtu, një dokument i drejtueses së AKSH-së. Vijojnë më tej dokumentet nga institucione, si IKMT. Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerët kanë hyrë thellë edhe në serverët e financave.
Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerët ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to.
Kujtojmë se me gjithë ringritjen e e-Albania dhe shërbimeve të saj, ende nuk po funksionojnë disa shërbime që kanë të bëjnë me zyrën e tatimeve.
Nga ana tjetër, nuk ka ende një sqarim zyrtar të ekspertëve se çfarë është duke ndodhur me sulmin kibernetik./TCH
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor