Lajme
Zjarr në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të pyllit në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, ku u rrezikuan edhe disa shtëpi.
Sipas raportit, thuhet se banorët e dy shtëpive që rrezikoheshin nga zjarri janë evakuuar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit, ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fshatin Zasellë. Banorët e dy shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.
Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, FSK dhe KFOR-i.
“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht, por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









